OKB: Uria dhe dëshpërimi në Gaza po rriten çdo minutë
2023-10-31 16:39:33

CFP

CFP

Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se disa nga furnizimet me ndihma ishin grabitur në Gaza dhe paralajmëroi për rritje të urisë dhe dëshpërimit, njofton “RTSH”.

Agjencia e OKB-së për Ndihmën për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt bëri të ditur se mijëra njerëz kishin hyrë në disa nga magazinat dhe qendrat e saj të shpërndarjes, duke marrë miell gruri dhe artikuj të tjerë bazë të mbijetesës, si furnizimet higjienike.

Organizata e OKB-së shpjegoi se një nga magazinat po ruante disa nga mallrat e saj ushqimore dhe furnizimet nga dërgesat humanitare përmes Egjiptit.

“Kjo është një shenjë e njerëzve që humbasin shpresën dhe bëhen më të dëshpëruar çdo minutë. Ata janë të uritur, të izoluar dhe kanë vuajtur nga dhuna e madhe për tre javë”,- tha Samer Abdeljaber, një zyrtar i Programit Botëror të Ushqimit për rajonin.

CFP

CFP

“Ne kemi nevojë për një pauzë humanitare që të jemi në gjendje t’i ndihmojmë me ushqime, ujë dhe nevoja themelore në mënyrë të sigurt dhe efektive. Nevojitet shumë më tepër akses urgjentisht dhe rrjedhja e furnizimeve duhet të bëhet sa më parë”,- tha ai.

“WFP planifikon të sigurojë ushqim për mbi një milion njerëz që janë të uritur tani dhe kanë nevojë për një furnizim të qëndrueshëm të ushqimit me të paktën 40 kamionë të këtij programi, për të kaluar çdo ditë në Gaza për të qenë në gjendje të plotësojnë nevojat në rritje. Deri më tani ndihma emergjente ushqimore dhe në para ka arritur te mbi 635.200 njerëz si në Gaza ashtu edhe në Bregun Perëndimor”,- thuhet në një deklaratë të organizatës. (Fatosi)

CFP

CFP