Ceremonia e kremimit të Li Keqiang do të kryhet në Pekin më 2 nëntor
2023-10-31 15:27:41

Ish kryeministri i Kinës Li Keqiang ndërroi jetë në moshën 68 vjeçare pas një ataku në zemër, më 27 tetor në Shangai.

Li Keqiang ka mbajtur detyrën e anëtarit të Komitetit të Përhershëm Qendror të Byrosë Politike të Komitetit të 17-të, 18-të dhe 19-të të Partisë Komuniste të Kinës dhe ish-kryeministër i Këshillit të Shtetit.

Ai vlerësohet si një anëtar i shkëlqyer i PKK-së, një ushtar komunist i sprovuar dhe besnik dhe një revolucionar proletar i shquar, burrë shteti dhe udhëheqës i Partisë dhe i shtetit.

Eshtrat e tij u transferuan në Pekin nga Shangai me një fluturim të posaçëm më 27 tetor.

Në shenjë zije për ndarjen e tij nga jeta, flamujt kombëtarë do të valëviten në gjysmështizë të enjten në sheshin Tiananmen, Xinhuamen, Sallën e Madhe të Popullit, Ministrinë e Punëve të Jashtme në Pekin, vendet e komiteteve të PKK dhe qeveritë e provincave, rajoneve autonome dhe komunave, Rajonin e Posaçëm Administrativ i Hong Kongut, Rajonin e Posaçëm Administrativ të Makaos, portet kufitare, portet detare dhe aeroportet, si dhe në ambasadat dhe konsullatat kineze. (Çang Çuo)