Shënon rritje kapaciteti i instaluar i Kinës për energjinë e rinovueshme
2023-10-31 16:11:14

CFP

CFP

Administrata Kombëtare e Energjisë njoftoi se kapaciteti i instaluar rishtazi i Kinës i energjisë së rinovueshme arriti në 172 milionë kilovat në nëntë muajt e parë të vitit, një rritje prej 93 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo rritje, sipas administratës, pasqyron angazhimin e vendit për të promovuar zhvillimin e gjelbër, shkruan “Xinhua”.

Shifra përbënte 76 për qind të totalit të kapacitetit të instaluar të saposhtuar të vendit për prodhimin e energjisë gjatë kësaj periudhe.

CFP

CFP

Deri në fund të shtatorit, kapaciteti total i instaluar i energjisë së rinovueshme në vend arriti në 1.38 miliardë kilovat, që përbënte 49.6 për qind të kapacitetit total të instaluar të prodhimit të energjisë në vend dhe ka tejkaluar atë të energjisë me qymyr.

Nga totali, kapaciteti i instaluar i hidrocentralit, energjisë së erës, energjisë fotovoltaike dhe energjisë së biomasës ishte përkatësisht 419 milionë kilovat, 400 milionë kilovat, 521 milionë kilovat dhe 43 milionë kilovat. (Fatosi)