Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Numri i viktimave ka arritur në mbi 8000
2023-10-31 15:21:30
CFP
Ministria e Shëndetësisë në Gazën, e udhëhequr nga Hamasi, njoftoi se numri i palestinezëve të vrarë qëkur nisi lufta me Izraelin më 7 tetor ka kaluar shifrën prej 8000 personash, përfshirë mbi 3300 të mitur dhe mbi 2000 gra, shkruan “RTSH”.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë është pjesë e qeverisë që udhëhiqet nga Hamasi, por po ashtu përfshin mjekë dhe shërbyes civilë që nuk janë të lidhur me grupin.
Numri i viktimave të paraqitura nga Gaza, që nga nisja e luftës, e kalon numrin e atyre që janë regjistruar nga Kombet e Bashkuara, madje dhe nga vlerësimet e Izraelit.
CFP
Mbi 1400 persona u vranë në Izrael, shumica civilë, gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor. Që atëherë, Izraeli ka sulmuar Rripin e Gazës nga toka, ajri dhe deti. (Fatosi)
CFP
Lajmet Kryesore