CFP
Operacionet e Izraelit në Gaza do të përshkallëzohen, ka paralajmëruar zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), kundëradmirali Daniel Hagari, shkruan “Panorama”.
Hagari ka pretenduar se kanë vrarë dhjetëra militantë të Hamasit gjatë natës, ndërsa theksoi se forcat po vazhdojnë gradualisht në Gaza si pjesë e operacionit tokësor.
“Kemi pasur kontakt të drejtpërdrejtë me luftëtarët e Hamasit”, ka shtuar ai.
Zëdhënsi i IDF-së ka paralajmëruar se aktivitetet do të përshkallëzohen dhe trupat janë vënë në gatishmëri të lartë përgjatë kufirit verior.
CFP
“Aktivitetet dhe operacionet tona do të vazhdojnë dhe do të përshkallëzohen sipas fazave të luftës. Ky është një operacion i zgjeruar tokësor. Forcat tokësore, tanket, forcat e këmbësorisë, forcat e blinduara po lëvizin drejt terroristëve.
Terroristët u grupuan së bashku në zona të caktuara për të synuar forcat tona dhe ne i sulmojmë nga ajri, kështu arritëm të sulmonim dhe të shenjtëronim 20 terroristë”, tha Hagari. (Fatosi)
CFP