CFP
Nga modeli i punës së “Tesla Gigafactory Shanghai” ka përfituar si Kina ashtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha Gavin Newsom, guvernatori i shtetit të Kalifornisë, gjatë vizitës së tij në fabrikë, njofton “Xinhua”.
Newsom testoi modelin 3 të përmirësuar, i cili u prodhua në këtë fabrikë dhe ka furnizuar tregje të shumta në Azi-Paqësor dhe Evropë.
Newsom vlerësoi rolin e “Tesla Gigafactory Shanghai” në bashkëpunimin midis dy vendeve, pasi sipas tij ka krijuar mundësi punësimi dhe ka demonstruar një frymë sipërmarrëse të inovacionit.
CFP
Newsom u shpreh optimist për të ardhmen e makinave vetëdrejtuese, duke thënë se selia e kërkimit dhe zhvillimit të Tesla-s në Kaliforni fokusohet në drejtimin autonom dhe inteligjencën artificiale. Sipas tij, drejtimi autonom është e ardhmja. (Fatosi)
CFP