Konferenca e parë e nismës “Një brez, një rrugë” për Shkëmbimin e Shkencës dhe Teknologjisë do të zhvillohet në qytetin Chongqing të Kinës jugperëndimore nga 6 deri më 7 nëntor, tha Zyra e Informacionit të Këshillit të Shtetit në një konferencë për shtyp të hënën.
Konferenca do të fokusohet në bashkëpunimin ndërqeveritar dhe shkëmbimet njerëzore në shkencë dhe teknologji, inovacionin dhe zhvillimin industrial, ndryshimin e paradigmës në kërkimin shkencor, mjekësinë e ardhshme, shkencën e hapur dhe të dhënat e mëdha.
Konferenca do të përfshijë ceremoninë e hapjes, takimin ministror të inovacionit shkencor të nismës “Një brez, një rrugë”, aktivitete tematike, tryeza të rrumbullakëta dhe promovime të arritjeve etj..
Mbi 300 pjesëmarrës të huaj nga më shumë se 70 vende dhe organizata ndërkombëtare janë ftuar të marrin pjesë në konferencë, duke përfshirë fitues të çmimit Nobel, akademikë, ekspertë, studiues dhe presidentë universitetesh, tha Zhang Anjiang, nënkryetar i bashkisë së Chongqing, duke shtuar se akademikët e Kinës, drejtorët e universiteteve gjithashtu do të jenë të pranishëm në konferencë si dhe institucione kërkimore-shkencore dhe përfaqësues të ndërmarrjeve kryesore.
Kina ka nënshkruar marrëveshje ndërqeveritare bashkëpunimi për shkencën dhe teknologjinë me më shumë se 80 partnerë të nismës “Një brez, një rrugë”, duke ndërtuar bashkërisht një model bashkëpunimi gjithëpërfshirës, me shumë nivele të shkencës dhe teknologjisë, tha Zhang Guangjun, zëvendësministër i Shkencës dhe Teknologjisë.
Kina do të miratojë më shumë masa për të promovuar shkëmbimet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar shkencor dhe teknologjik dhe për të përshpejtuar ndërtimin e një ekosistemi të hapur inovacioni me konkurrencë globale, tha Zhang. (Çang Çuo)