Kryeministri izraeli kërkon falje pas kritikave ndaj Ushtrisë dhe Inteligjencës
2023-10-31 15:27:33

CFP

CFP

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kërkoi falje pas kritikave ndaj krerëve të Ushtrisë dhe Inteligjencës.

“E pata gabim. Gjërat që thashë pas konferencës për shtyp nuk duhej të ishin thënë dhe unë kërkoj falje për këtë”,- deklaroi kryeministri izraelit në “X”, shkruan “ATSH”.

Netanyahu fshiu postimin e tij fillestar në mediat sociale në të cilin ai akuzoi Inteligjencën dhe udhëheqësit e Ushtrisë se nuk e kishin paralajmëruar atë për planet e Hamasit.

“Mbështes plotësisht të gjithë krerët e Shërbimeve të Sigurisë, si dhe shefin e Shtabit, komandantët dhe ushtarët e Ushtrisë që janë në front dhe luftojnë për vendin tonë”, theksoi Netanyahu.  (Fatosi)