Xi Jinping thekson nxitjen e rolit më të madh të grave për realizimin e modernizimit të tipit kinez
2023-10-31 17:58:48

Foto:VCG

Një studiuese kineze që punon në laborator(Foto:VCG)

Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje të hënën për më shumë përpjekje për të organizuar dhe motivuar gratë të kontribuojnë me forcën e tyre në modernizimin e tipit kinez. Ai theksoi gjithashtu edhe ndjekjen e një rruge socialiste me karakteristika kineze për zhvillimin e grave. 

Kreu  i shtetit i Kinës i tha këto në një bisede me udhëheqjen e re të Federatës së Grave të Mbarë-Kinës.

“Në pesë vitet e fundit, federatat e grave në të gjitha nivelet i kanë mobilizuar gratë për të bërë përpjekje në promovimin e zhvillimit me cilësi të lartë, ndërtimin e një shoqërie mesatarisht të begatë në të gjitha aspektet, zbutjen e varfërisë, luftimin e epidemisë COVID-19, inovacionin teknologjik dhe rigjallërimin rural”, tha presidenti Xi, duke vlerësuar se ato kanë promovuar edukimin familjar dhe virtytet familjare, si dhe kanë ofruar shërbime për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave për gratë që kanë nevojë. (Zhang Yan/Eda)