Xi Jinping i përgjigjet shkencëtarit kuban
2023-10-31 20:23:06

Ditët e fundit, presidenti Xi Jinping iu përgjigj një letre të shkencëtarit të famshëm kuban Pedro A. Valdes-Sosa.

Xi Jinping vuri në dukje se keni bërë përpjekje për të forcuar marrëdhëniet e veçanta miqësore midis Kubës dhe Kinës, keni promovuar në mënyrë aktive bashkëpunimin kërkimor dhe keni arritur shumë përparime. Përgëzoj ju dhe ekipin e drejtuar nga ju.

Xi Jinping theksoi se bashkëpunimi ndërkombëtar shkencor dhe teknologjik është prirje e përgjithshme. Vendet duhet të promovojnë së bashku çështjet e paqes dhe zhvillimit njerëzor përmes inovacionit shkencor dhe teknologjik. Ky vit shënon dhjetëvjetorin e propozimit tim për nisëm “Një brez, një rrugë”. Pika fillestare dhe qëllimi themelor i kësaj nisme është të eksplorojë mënyra të reja për t'u zhvilluar së bashku dhe për të hapur një "rrugë drejt lumturisë".

Disa ditë më parë, shkencëtari i famshëm kuban Pedro A. Valdes-Sosa i dërgoi një letër presidentit Xi Jinping, duke prezantuar rezultatet e ekipit që ai drejtonte në promovimin e kërkimit shkencor të trurit dhe bashkëpunimin neuroteknologjik Kinë-Kubë, duke shprehur gatishmërinë e tij për të vazhduar promovimin e miqësisë Kinë-Kubë dhe për të dhënë kontributë për zhvillimin e nismës “Një brez, një rrugë”në mbarë botë. (Çang Çuo)