Guizhou i Kinës ka 39 qendra kryesore të të dhënave
2023-10-31 15:52:03

Qendra kryesore të të dhënave e Huawei-së në Guizhou

Provinca Guizhou e Kinës jugperëndimore aktualisht ka 39 qendra kryesore të të dhënave, në funksion ose në ndërtim, thanë autoritetet lokale të hënën, njofton “Xinhua”.

Guizhou është bërë një nga rajonet kryesore në Kinë për sa i përket numrit të qendrave të të dhënave super të mëdha, sipas Zyrës provinciale të Administrimit të Zhvillimit të të Dhënave të Mëdha.

Në vitet e fundit, Guizhou ka kapur mundësitë industriale, ka zhvilluar fuqishëm industri në zhvillim, si ekonomia digjitale, bateritë dhe materialet me energji të re, si dhe ka kultivuar vazhdimisht pika të reja të rritjes ekonomike.

Qendra kryesore të të dhënave e Tencent-it në Guizhou

Në Zonën e Re Guian në Guizhou ndodhen tashmë disa qendra të të dhënave për gjigantët e teknologjisë, duke përfshirë “Huawei” dhe “Tencent”, si dhe afro 500 ndërmarrje.

Provinca gjithashtu promovoi transformimin dhe përmirësimin digjital të ndërmarrjeve. Përqindja e ekonomisë digjitale të Guizhou në PBB-në e saj ishte rritur nga 23.6 për qind në vitin 2017 në 39.1 për qind në vitin 2022. (Fatosi)