Përleshje fatale mes dy grupeve në festën e Hallouinit në SHBA
2023-10-31 15:56:32

Policia ne SHBA (Foto Rtsh)

Policia ne SHBA (Foto Rtsh)

Një përleshje mes dy grupeve ka përfunduar me dy të vdekur dhe 18 persona të plagosur në Florida të SHBA-së, gjatë festimeve të Hallouinit të dielën, njofton “ATSH”.

Përleshja ndodhi në një zonë me disa bare dhe klube ku kishte edhe një numër të madh njerëzish që po frekuentonin këto ambiente.

Një video e cila qarkullon në internet tregon njerëzit me kostume hallouini duke pirë dhe duke biseduar në rrugë kur u dëgjuan të shtënat, gjë e cila krijoi edhe panik te të pranishmit.

Disa njerëz u hodhën mbi dhe nën tavolina duke u mbrojtur me to. Shumë prej tyre mbetën të plagosur. Disa breshëri të shtënash u dëgjuan njëra pas tjetrës.

“Ishte një përleshje mes dy grupeve. Dhe në këtë përplasje me armë mes dy grupeve, qindra njerëz të pafajshëm ishin në rrugë”, tha një prej oficerëve të policisë. (Fatosi)