Kina dhe Rusia do të rrisin shkëmbimet e filmave
2023-10-30 17:47:26

Përfaqësues nga industria e filmit kinez dhe rus i bashkohen një ngjarjeje shkëmbimi filmash në Pekin më 23 tetor 2023./CFP

Përfaqësues nga industria e filmit kinez dhe rus i bashkohen një ngjarjeje shkëmbimi filmash në Pekin më 23 tetor 2023./CFP

Mbi 70 filma kinezë, duke përfshirë prodhimet më të fundit, si animacioni “Chang An”, u prezantuan gjatë një eventi treditor të shkëmbimit të filmit Kinë-Rus, të mbajtur në Pekin, njofton “CGTN”.

Eventi i organizuar nga “China Film Group Corporation” synonte t'u ofronte shikuesve rusë një pasqyrë më të thellë të traditave kulturore kineze dhe të shfaqte përpjekjet më të gjera të vendit për t'u zhvilluar dhe modernizuar.

Këtë vit, kinematë ruse dëshmuan një oreks në rritje në mesin e shikuesve vendas për shfaqjet e filmave kinezë, duke përfshirë hitin fantastiko-shkencor “The Wandering Earth II”.

Në vitin 2017, Kina dhe Rusia nënshkruan marrëveshje bashkëprodhimi filmash, sipas të cilave u realizuan shumë filma, duke nisur kështu fillimin zyrtar për të thelluar në mënyrë gjithëpërfshirëse shkëmbimet filmike dhe bashkëpunimin midis kineastëve nga të dy vendet. (Fatosi)