Sektori i softuerit në Kinë raporton rritje të qëndrueshëm në tre tremujorët e parë
2023-10-30 16:31:11

CFP

CFP

Industria e shërbimeve të softuerit dhe teknologjisë së informacionit në Kinë regjistroi rritje dyshifrore në të ardhurat dhe fitimet në tre tremujorët e parë të këtij viti, treguan të dhënat zyrtare, njofton “Xinhua”.

Fitimet e sektorit arritën në 1.01 trilionë juanë (rreth 140.7 miliardë dollarë amerikanë) gjatë kësaj periudhe, duke u rritur me 18.3 për qind në baza vjetore, sipas Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.

Të ardhurat e kombinuara të këtij sektori arritën në 8.76 trilionë juanë, duke u rritur 13.5 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Në mënyrë të veçantë, të ardhurat nga “cloud computing” dhe shërbimet e të dhënave të mëdha u rritën me 15.8 për qind në baza vjetore në 875 miliardë juanë dhe ato të platformave të tregtisë elektronike të informacionit dhe shërbimeve të teknologjisë u rritën me 9.4 për qind në 799 miliardë juanë në të njëjtën periudhë.  (Fatosi)