Heroi i Luftës së Dytë Botërore Harry Moyer, së bashku me një delegacion të Fondacionit të Trashëgimisë së Aviacionit Kino-Amerikan mbërritën në Pekin të dielën për të marrë pjesë në ekspozitën fotografike historike të “Tigrave Fluturues” për të nderuar atë kapitull në histori, kur amerikanët dhe kinezët luftuan krah për krah gjatë luftës.
Në fund të gushtit, 102-vjeçari Moyer i shkroi një letër presidentit kinez Xi Jinping, së bashku me veteranin e “Tigrave Fluturues” Mel McMullen dhe Kryetarin e Fondacionit të Trashëgimisë së Aviacionit Kino-Amerikan Jeffrey Greene, për të shënuar lidhjen e qëndrueshme midis dy popujve.
Në një letër përgjigje të datës 12 shtator, Xi i bëri homazhe veteranëve dhe familjeve të tyre për rrëfimin e historive të “Tigrave Fluturues” për kinezët dhe amerikanët ndër vite, të cilat ai tha se mishëronin miqësinë e thellë midis dy popujve.
Moyer iu bashkua Grupit Vullnetar Amerikan të Forcave Ajrore Kineze në vitin 1944, një ekip i posaçëm luftarak i njohur gjerësisht me emrin e dhënë atyre nga kinezët, "Tigrat Fluturues". Skuadrilja e Moyer-it ishte kryesisht përgjegjëse për mbrojtjen e aeroporteve kineze dhe bombarduesve B-29 të vendosur atje, të ngarkuar me kundërsulme ndaj Japonisë. (Çang Çuo)