Grupi Mediatik i Kinës (CMG) zhvilloi me sukses të hënën, në kryeqytetin grek Athinë Dialogun me temë "Male dhe dete të lidhura, Kina dhe Greqia ndriçojnë njeri-tjetrin”, në kuadër të nismës 'Një brez, një rrugë' Kinë-Greqi.
Shen Haixiong, Drejtor i përgjithshëm i CMG-së, mbajti një fjalim, ku theksoi se ky vit shënon 10 vjetorin e propozimit të Presidentit Xi Jinping për të ndërtuar së bashku nismën "Një brez, një rrugë". Ndërkohë në Pekin përfundoi me sukses Forumi i tretë i Samitit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit “Një brez, një rrugë”. Si një pikënisje e re historike, ky forum ka shënuar konsensus dhe forcë për ndërtimin me cilësi të lartë të nismës “Një brez, një rrugë” dhe ka promovuar rrugën drejt zhvillimit dhe prosperitetit të përbashkët. Greqia është një pjesëmarrëse e rëndësishme në ndërtimin e përbashkët të nismës "Një brez, një rrugë" dhe një mik dhe partner i mirë i Kinës në Evropë. Prosperiteti dhe zhvillimi i nismës "Një brez, një rrugë" është një proces qytetërues i shkëmbimeve dhe mësimit të ndërsjellë.
Shen tha gjithashtu se aktivitetet e shumta kulturore të nisura në dialogun e sotëm janë pjesë e shkëmbimeve dhe mësimit të ndërsjellë mes qytetërimeve kineze dhe greke, të cilat na tregojnë si të gjejmë përgjigje për zgjidhjen e sfidave në botën e sotme nga dy qytetërime të mëdha kineze dhe greke.
Ish-presidenti grek Pavlopulos përgëzoi dialogun për suksesin e saj duke shpresuar se ngjarja do të jepte më shumë kontribut në miqësinë midis Greqisë dhe Kinës.(Çang Çuo)