Foto nga VCG
Takimi vjetor që përkon me 20-vjetorin e Forumit Ndërkombëtar të Financës 2023 filloi të shtunën në qytetin jugor të Kinës Guangzhou, me pjesëmarrjen e drejtuesve financiarë nga e gjithë bota, që kërkuan hapje dhe bashkëpunim.
Përballë sfidave ekonomike globale, të gjitha vendet duhet të qëndrojnë në drejtimin e duhur të globalizimit dhe multilateralizmit, tha Zhou Xiaochuan, bashkëkryetar i Forumit Ndërkombëtar të Financës në fjalën e mbajtur në takim.
Ekonomia globale ka treguar elasticitet, theksoi në fjalën e saj në takim, drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva. FMN pret që bota të shohë rritje pozitive, me Azinë që performon më mirë se rajonet e tjera dhe Kina që kontribuon më shumë se 30 për qind në rritjen globale, nënvizoi ajo.
Përkundër faktit se tensionet gjeopolitike po turbullojnë gjithnjë e më shumë perspektivën e tregtisë globale, të dhënat aktuale të tregtisë janë relativisht të mira, tha Ngozi Okonjo-Iweala, drejtore e përgjithshme e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT). OBT po bën thirrje për ri-globalizim dhe zgjerim të integrimit tregtar, theksoi ajo. (Çang Çuo)