U mbajt në Pekin ceremonia e hapjes së Forumit Xiangshan
2023-10-30 15:54:48

Foto nga VCG

Ceremonia e hapjes së Forumit të 10-të Xiangshan u mbajt të hënën në kryeqytetin kinez, Pekin. Zhang Youxia, nënkryetar i Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës, mbajti një fjalim kryesor me këtë rast.

Pas ceremonisë, u mblodh seanca e parë plenare e forumit me temë "Përgjegjësia e vendeve të mëdha dhe bashkëpunimi për sigurinë globale".

Forumi  zhvillohet nga 29 deri më 31 tetor në Qendrën Ndërkombëtare të Konferencave të Pekinit.  (Çang Çuo)