Izraeli kryen sulme ajrore afër spitalit më të madh në Gaza
2023-10-30 17:54:44

CFP

CFP

Avionët izraelitë mëngjesin e së dielës kanë kryer sulme ajrore pranë spitalit më të madh në Gaza, që është i mbushur me pacientë dhe dhjetëra mijëra palestinezë që po kërkojnë strehim, shkruan “Panorama”.

Sulmet vijnë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi për fazën e dytë të luftës së Izraelit ndaj Hamasit, tri javë pasi Hamasi kreu sulme në Izrael.

Tanket dhe këmbësoria gjatë fundjavës hynë në Gaza, në atë që zyrtarët e përshkruan si zgjerim të ofensivës tokësore, përderisa Izraeli sulmoi territorin nga ajri, toka dhe deti.

Bombardimet, që sipas banorëve të Gazës janë më intensivet gjatë kësaj lufte, goditën linjat e komunikimit të premten mbrëma, duke shkëputur komunikimin me botën jashtë të kësaj enklave me 2.3 milionë banorë. Komunikimi është rivendosur sipas kompanive lokale të telekomunikacionit dhe atyre që ofrojnë shërbime të internetit.

CFP

CFP

Banorët thanë se sulmet e fundit ajrore kanë shkatërruar pothuajse të gjitha rrugët që çojnë për në spitalin Shifa në Gaza, që gjendet në pjesën veriore të territorit të rrethuar.

Izraeli bëri të ditur se shumica e banorëve kanë respektuar urdhrin e tij për t’u larguar në jug, por qindra mijëra vazhdojnë të jenë në veri, pjesërisht për shkak se Izraeli po ashtu ka shënjestruar të ashtuquajturat zona të sigurta.

Dhjetëra mijëra persona po strehohen në spitalin Shifa, që është i mbushur me pacientë që janë plagosur gjatë sulmeve ajrore. (Fatosi)

CFP

CFP