MTK: Miratimi i rezolutës për situatën mes Palestinës dhe Izraelit nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pasqyron thirrjen e fortë të bashkësisë ndërkombëtare për armëpushim
2023-10-30 17:20:52

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin tha të hënën në një konferencë shtypi se rezoluta për situatën midis Palestinës dhe Izraelit e miratuar me një votë të lartë në seancën speciale urgjente të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së pasqyron thirrjen e fortë të komunitetit ndërkombëtar për armëpushim dhe përfundim të luftës. Kina shpreson që kjo resolutë mund të zbatohet plotësisht.

Foto: VCG

Me një shumicë dërrmuese Asambleja e Përgjithshme e OKB-së bëri thirrje të premten për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza, pasi bombardimet izraelite dhe masat ndëshkuese e lanë enklavën e rrethuar  palestineze pa komunikime, shërbime interneti, ujë dhe nevoja të tjera.

Rezoluta – e hartuar nga shtetet arabe – kaloi përmes duartrokitjesh me 120 vota pro, 45 abstenime dhe 14 kundër, duke përfshirë Izraelin dhe ShBA-në. Iraku më vonë e ndryshoi votën e tij nga “abstenim” në “po”, pasi u ankua për një vështirësi teknike, kështu që rezultati përfundimtar kaloi në 121 vota pro dhe 44 abstenime.