Banka e politikave kineze rrit mbështetjen për infrastrukturën e informacionit
2023-10-30 16:22:20

CFP

CFP

Banka e Kinës për Zhvillim dha mbi 13.1 miliardë juanë (rreth 1.82 miliardë dollarë amerikanë) kredi për infrastrukturën e informacionit dhe sektorët e infrastrukturës shkencore dhe teknologjike gjatë tre tremujorëve të parë të vitit, njofton “Xinhua”.

Në sektorin e infrastrukturës së informacionit, kreditë e bankës shkuan kryesisht për të mbështetur ndërtimin e rrjetit 5G, internetin industrial, si dhe transformimin digjital të industrive prodhuese.

Në sektorin e infrastrukturës shkencore dhe teknologjike, banka ka ofruar kryesisht mbështetje financiare për projekte, ndër të tjera, në lidhje me objektet e kërkimit dhe zhvillimin e teknologjisë.

CFP

CFP

Banka njoftoi se do të vazhdojë të rrisë mbështetjen për përmirësimin industrial të vendit, të promovojë zhvillimin e integruar të ekonomisë digjitale dhe të ekonomisë reale, si dhe të ofrojë mbështetje për modernizimin e zinxhirëve industrialë. (Fatosi)