CFP
Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Turqia po përgatitet ta shpallë Izraelin shtet kriminel lufte, për shkak të veprimeve të tij në Gaza, njofton “RTSH”.
Ndërsa iu adresua një tubimi, Erdogan bëri përgjegjëse shtetet perëndimore për vrasjet në Gaza dhe për dështimin që të ndalin sulmet e Izraelit.
“Ne po bëjmë përgatitjet dhe do ta shpallin Izraelin para botës si vend kriminel lufte”,- tha Erdogan,
Më herët gjatë javës, Erdogan tha se grupi militant i Hamasit nuk është organizatë terroriste, por një grup çlirimtar që lufton për tokat dhe popullin e tij.
Pas deklaratave të Erdoganit, Izraeli bëri të ditur se po tërheq stafin diplomatik nga Turqia.
“Duke pasur parasysh deklaratat që vijnë nga Turqia, kam urdhëruar kthimin e përfaqësuesve diplomatikë në mënyrë që të bëjmë një rivlerësim të raporteve midis Izraelit dhe Turqisë”,- shkroi ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen, përmes një postimi në “X”. (Fatosi)