CFP
Ish-zëvendëspresidenti, Mike Pence, hoqi dorë nga gara për nominimin presidencial republikan, duke i dhënë fund fushatës së tij për Shtëpinë e Bardhë. Ai luftoi për të mbledhur para dhe për të fituar mbështetjen e votuesve, njofton “RTSH”.
“Tashmë është e qartë, kjo nuk është koha ime”,- tha Pence në mbledhjen vjetore të Koalicionit Hebre Republikan, në Las Vegas.
“Pas shumë lutjesh dhe diskutimesh kam vendosur të pezulloj fushatën time për president. E dinim se kjo do të ishte një betejë e vështirë, por nuk jam penduar”, theksoi Pence para audiences, e cila reagoi me habi ndaj njoftimit, por duke i dhënë atij duartrokitje të shumta.
Pence është kandidati i parë kryesor që largohet nga një garë që është dominuar nga ish-shefi i tij i kthyer në rival, Donald Trump, i cili ka transformuar partinë.
Mes kritikëve të Trump, Pence shihej si një mundësi që mbronte ish-presidentin në çdo hap dhe refuzoi ta kritikonte atë herë pas here edhe pse veprimet e tij ishin të pambrojtshme.
Qendra për Kërkimin e Çështjeve Publike nga gushti zbuloi se shumica e të rriturve amerikanë, rreth 57%, e shihnin Pence negativisht, vetëm afro 28% e të anketuarve kishin një pikëpamje pozitive. (Fatosi)