Kina cakton zona të reja demonstruese ekologjike
2023-10-30 17:14:02

CFP

 Qyteti Yidu të Hubeit/CFP

Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit e Kinës (MEE) publikoi listën e shtatë të zonave demonstruese të qytetërimit ekologjik, duke theksuar përpjekjet për të promovuar ruajtjen ekologjike dhe tranzicionin e gjelbër, njofton “CGTN”.

Gjithsej 104 vende, duke përfshirë distriktin Chaoyang të Pekinit dhe qytetin Yidu të Hubeit, u renditën si zona demonstruese të qytetërimit ekologjik gjatë Forumit të Qytetërimit Ekologjik të Kinës, i cili u hap të shtunën në Jinan, në provincën Shandong të Kinës lindore.

Ndërkohë, 53 vende, duke përfshirë qarkun Qianxi në provincën Hebei të Kinës veriore dhe distriktin Lixia në Jinan, u emëruan si baza inovative për praktikimin e parimit se “malet e harlisur dhe ujërat e kthjellët janë pasuri të paçmueshme”.

CFP

Liqeni Da Ming në qytetin Jinan, provincë të Kinës lindore/CFP

“Ndërtimi i zonave demonstruese të qytetërimit ekologjik synon kryesisht vendosjen e një modeli për ndërtimin e një Kine të bukur. Ne kemi mbi 40 tregues për të nxitur qeveritë lokale të përmirësojnë mjedisin ekologjik në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke përshpejtuar tranzicionin e gjelbër të zhvillimit ekonomik në vend. Ne shpresojmë të nxisim zhvillimin gjithëpërfshirës ekonomik dhe social, duke i udhëzuar ata të kuptojnë vlerën e produkteve eko-mjedisore bazuar në kushtet dhe burimet e tyre”,- tha Wang Zhibin, drejtor i Departamentit të Natyrës dhe Ruajtja e Ekologjisë në ministri.

Që nga viti 2017, Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit ka caktuar 572 zona demonstrimi të qytetërimit ekologjik dhe 240 baza inovative, për të praktikuar parimin se “malet e harlisura dhe ujërat e kthjellët janë pasuri të paçmueshme”. (Fatosi)