Investimet direkte jofinanciare në Kinë u rritën me 18.7 për qind në janar-shtator
2023-10-29 15:54:19

CFP

CFP

Investimet direkte jofinanciare në Kinë u rritën me 18.7 për qind në bazë vjetore në 673.14 miliardë juanë në nëntë muajt e parë të vitit, treguan të dhënat zyrtare. Në terma në dollarë, këto investime ishin 95.96 miliardë dollarë amerikanë, 11.8 për qind më shumë se një vit më parë, bëri të ditur Ministria e Tregtisë, citon “Xinhua”.

Investimet direkte jofinanciare në vendet pjesëmarrëse në nismën “Një brez, një rrugë” arritën në 164.71 miliardë dollarë amerikanë gjatë periudhës janar-shtator, 27.7 për qind më shumë në bazë vjetore.

Sipas të dhënave, qarkullimi i projekteve të kontraktuara jashtë shtetit u rrit 8.2 për qind në bazë vjetore në 764.82 miliardë juanë, ndërsa vlera e kontratës së projekteve të saponënshkruar arriti në 986.28 miliardë juanë, 1.5 për qind më shumë nga një vit më parë. (Irma)

CFP

CFP