Xinhua
Nisma “Njëz brez, një rrugë”, e propozuar nga Kina 10 vjet më parë, kontribuon në mirëqenien ekonomike dhe sigurinë e botës duke i afruar kombet, deklaroi Gladden John Pappin, president i Institutit Hungarez të Çështjeve Ndërkombëtare, në kuadër të Forumit të 8-të të Inovacionit Global të Kinës të mbajtur në Pekin.
Gjatë një interviste për “Xinhua”, ai tha se vendet evropiane duhet ta shohin Kinën si një mundësi dhe jo një kërcënim, duke theksuar se kjo është baza e ndërveprimit evropian me Kinë.
“Modeli i paraqitur nga “Njëz brez, një rrugë” ka qenë një model i shkëlqyer i orientuar drejt ndërtimit të infrastrukturës, lidhjes së butë dhe lidhjes midis njerëzve, dhe kjo është diçka dëshpërimisht e nevojshme në të gjithë botën”,- deklaroi Pappin.
Xinhua
Si vendi i parë evropian që nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi “Njëz brez, një rrugë” me Kinën, lidhjet ekonomike të Hungarisë me Kinën kanë përparuar vitet e fundit.
““Njëz brez, një rrugë” është diçka që të gjithë duhet të përfitojnë dhe liderët evropianë duhet të jenë më krenarë që janë pjesë e saj”,- tha ai.
Ai theksoi se Hungaria dëshiron të ketë një marrëdhënie të mirë si me Perëndimin ashtu edhe me Lindjen. (Irma)