Xinhua
Qeveria kineze i dorëzoi Zimbabvesë një ndërtesë të re Parlamenti që u ndërtua dhe u financua nga Kina përmes një granti.
Tang Wenhong, nënkryetar i Agjencisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim të Kinës (CIDCA) dhe kreu i një delegacioni kinez vizitues, ia dorëzoi zyrtarisht ndërtesën madhështore presidentit të Zimbabvesë, Emmerson Mnangagwa, në një ceremoni ku morën pjesë zyrtarë qeveritarë, diplomatë dhe zyrtarë të ambasadës kineze.
Ndërtesa e re e Parlamentit, me një sipërfaqe të kombinuar prej 33.000 metrash katrorë, është një pikë kryesore rreth së cilës do të ndërtohet një kryeqytet i ri administrativ, tha Mnangagwa në fjalimin e tij në ceremoni, citon “Xinhua”.
Xinhua
“Ndërtesa e re e Parlamentit, një nga ndërtesat më madhështore dhe moderne në vend, nënkupton marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë midis Zimbabvesë dhe Republikës Popullore të Kinës. Vëmendja ndaj detajeve dhe standardet e larta të punimit të ekspozuara në këtë projekt janë me të vërtetë e lavdërueshme”,- tha Mnangagwa.
Tang, në fjalimin e tij në ceremoni, tha se projekti është një manifestim i gjallë i bashkëpunimit midis Zimbabvesë dhe Kinës.
Të dyja palët kanë arritur rezultate të frytshme në bashkëpunimin praktik në infrastrukturë, bujqësi, shëndetësi, arsim dhe fusha të tjera, duke vendosur një model për bashkëpunimin Jug-Jug, tha Tang. (Irma)
Xinhua