Të ardhurat e ndërmarrjeve shtetërore të Kinës janë rritur me 3.9 për qind në periudhën janar-shtator
2023-10-29 17:15:36

CFP

CFP

Ndërmarrjet shtetërore të Kinës regjistruan rritje të të ardhurave dhe fitimeve në nëntë muajt e parë të këtij viti, njoftoi Ministria e Financave.

Të ardhurat arritën në 61.97 trilionë juanë (rreth 8.63 trilionë dollarë amerikanë), me rritje 3.9 për qind në bazë vjetore, dhe fitimet u ngjitën në 3.48 trilionë juanë, një rritje prej 4.3 për qind në bazë vjetore, citon “Xinhua”.

Taksat dhe tarifat e pagueshme nga kompanitë arritën në 4.38 trilionë juanë gjatë periudhës, 2.3 për qind më pak në bazë vjetore. (Irma)