CFP
Situata e popullsisë në Gaza është e rëndë, sidomos për gratë dhe vajzat, citon “ATSH” gazetën italiane “Corriere.it”.
Sarah Hendriks, zëvendësdrejtoresha ekzekutive e “UN Women”, deklaroi se sipas OKB-së rreth 50,000 gra në Gaza janë aktualisht shtatzëna dhe më shumë se 5 500 pritet të lindin brenda muajit të ardhshëm.
Hendriks theksoi nevojën urgjente që gratë dhe vajzat në Gaza të kenë akses në strehim të sigurt, mbrojtje dhe kujdes shëndetësor.
CFP
Sipas të dhënave të OBSH-së, një e treta e spitaleve të zonës dhe pothuajse dy të tretat e klinikave të kujdesit shëndetësor parësor janë mbyllur.
Hendriks tha gjithashtu se dhuna ka krijuar afro 900 familje të reja me kryefamiljare femra. OKB paralajmëroi gjithashtu për kërcënimin gjithmonë të pranishëm të dhunës me bazë gjinore, të përkeqësuar nga zhvendosjet masive dhe kushtet në strehimoret e mbipopulluara. (Irma)
CFP