Punësimi në Kinë, 10.22 milionë vende të reja pune urbane në janar-shtator
2023-10-29 15:40:05

CFP

CFP

Tregu i punës në Kinë mbeti përgjithësisht i qëndrueshëm, me 10.22 milionë vende të reja pune urbane në nëntë muajt e parë të vitit, treguan të dhënat nga Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore, citon “Xinhua”.

Sipas raportit, Kina ka vendosur një objektiv vjetor për krijimin e 12 milionë vendeve të reja të punës urbane për të gjithë 2023-shin.

Në shtator, shkalla e papunësisë urbane e anketuar e vendit ishte 5 për qind.

Kina synon të mbajë normën e anketuar të papunësisë urbane në rreth 5.5 për qind këtë vit.

“Situata e punësimit ka mbetur përgjithësisht e qëndrueshme”,- deklaroi në një konferencë shtypi Chen Feng, zëdhënësi i ministrisë, duke shtuar se të gjithë treguesit e punësimit janë brenda pritshmërive.

Chen tha se qeveria ka rritur përpjekjet në prioritizimin e punës për të stabilizuar dhe rritur punësimin, me masa konkrete duke përfshirë ofrimin e trajnimit profesional, përmirësimin e shërbimeve dhe ofrimin e subvencioneve për kompanitë për të krijuar vende pune.

CFP

CFP

Sipas tij, në nëntë muajt e parë të vitit, rreth 80.9 miliardë juanë (rreth 11.27 miliardë dollarë amerikanë) u siguruan në subvencione për të rritur punësimin. (Irma)