CFP
Fitimet e firmave kryesore industriale të Kinës vazhduan rikuperimin me një ritëm të përshpejtuar, treguan të dhënat zyrtare.
Fitimet e firmave të mëdha industriale me të ardhura vjetore kryesore të biznesit prej të paktën 20 milionë juanë (rreth 2.79 milionë dollarë amerikanë) u rritën 11.9 për qind në bazë vjetore në shtator, duke shënuar rritje dyshifrore për dy muaj radhazi, citon “Xinhua” të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave.
Statisticieni, Yu Weining, vuri në dukje se fitimet industriale janë përmirësuar tremujor pas tremujori. Fitimet e firmave industriale u rritën me 7.7 për qind në bazë vjetore në tremujorin e tretë, rritja e parë pas pesë tremujorëve radhazi, sipas Yu.
Yu ia atribuoi vrullin pozitiv të fitimeve industriale paketës së politikave makroekonomike, e cila ka vazhduar të tregojë ndikimin e saj në rritjen e kërkesës në treg dhe në rritjen e prodhimit industrial.
CFP
25 nga 41 kategoritë industriale të monitoruara nga zyra, ose 61 për qind, raportuan një performancë të përmirësuar në fitime gjatë periudhës janar-shtator, tha Yu.
Për të konsoliduar rimëkëmbjen e qëndrueshme, Yu tha se duhet të bëhen përpjekje për të vazhduar zgjerimin e kërkesës efektive, për të rritur besimin në treg, për të stabilizuar pritshmëritë e biznesit dhe për të promovuar industrializimin e ri.(Irma)