Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme: Kina mbetet e vendosur për hapjen e nivelit të lartë
2023-10-28 14:51:27

Mao Ning/Ministri i Jashtëm i Kinës

Mao Ning/Ministri i Jashtëm i Kinës

Kina mbetet e vendosur për hapjen e nivelit të lartë dhe për të mbështetur ndërtimin e një ekonomie të hapur botërore, deklaroi në një konferencë shtypi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, citon “Xinhua”.

Në përgjigje të një pyetjeje mbi kontrollet e eksportit të SHBA-së për gjysmëpërçuesit në Kinë dhe hetimin kundër subvencioneve të BE-së për automjetet elektrike nga Kina, ajo tha se hapja sjell përparim ndërsa izolimi vetëm pengon, duke vënë në dukje se Kina ka njoftuar së fundmi se do të heqë të gjitha kufizimet për aksesin e investimeve të huaja në sektorin e prodhimit.

Sipas saj, kjo flet shumë për vendosmërinë e Kinës për të marrë iniciativën për t'u hapur më tej me botën.

Ajo shtoi se Panairi i 134-të i importit dhe eksportit në Kinë ka tërhequr shumë biznese dhe pjesëmarrës. Muajin e ardhshëm, Kina do të presë Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE) në Shangai dhe Ekspozitën Globale të Tregtisë Digjitale në Hangzhou, provinca Zhejiang.

Për CIIE-në e këtij viti, numri i kompanive pjesëmarrëse të “Fortune 500” dhe kompanive lider në sektorë të ndryshëm do të arrijë një rekord të lartë, sipas Mao.  (Irma)