CFP
Porti i Zhoushan është pozicionuar në vendin e katërt në renditjen globale të porteve të anijeve për vitin 2022, u bë e ditur në “International Petroleum Enterprise Conference” (IPEC) 2023, e zhvilluar në Zhoushan, në provincën Zhejiang të Kinës lindore, citon “Xinhua”.
Shoqata e Qarkullimit të Naftës në Kinë publikoi renditjen e “Dhjetë porteve më të mira globale të anijeve për 2022” në konferencë.
Porti i Zhoushan u ngjit një vend më lart nga renditja e tij në vitin 2021 me 6.02 milionë tonë ankorim të anijeve të regjistruara vitin e kaluar.
I organizuar nga qeveria provinciale Zhejiang, IPEC 2023 ka tërhequr më shumë se 200 ndërmarrje në industrinë e naftës dhe gazit nga mbi 20 vende. Nëntëmbëdhjetë projekte të mëdha u nënshkruan në konferencë, me një vlerë totale të marrëveshjeve prej 73.7 miliardë juanë (10 miliardë dollarë amerikanë), duke mbuluar fushat kryesore të biznesit të të gjithë zinxhirit industrial të naftës dhe gazit, si dhe shfrytëzimin gjithëpërfshirës të energjisë së re.
Lu Shan, zëvendësguvernator i Zhejiang, tha se konferenca synon ndërtimin e një samiti të nivelit të lartë për bashkëpunimin dhe shkëmbimin ndërkombëtar të industrisë së naftës dhe gazit, në mënyrë që pjesëmarrësit të mund të ndajnë mundësi të reja që rezultojnë nga tregu i madh i Kinës, zhvillimi i fuqishëm i provincës Zhejiang dhe strategjia e përmirësimit të zonës pilot të tregtisë së lirë të Zhejiang.
Duke përfituar nga krijimi i zonës pilot të tregtisë së lirë në Zhejiang në 2017, Zhoushan është angazhuar për të rritur zinxhirin industrial të naftës dhe gazit dhe tregtinë e mallrave me shumicë, duke përfshirë naftën, gazin natyror, xeherorin e hekurit, metalet me ngjyrë dhe qymyrin. (Irma)