Kina synon të përmirësojë tregtinë e jashtme gjatë gjithë vitit
2023-10-28 16:03:58

CFP

CFP

Kina synon të përmirësojë cilësinë e tregtisë së jashtme gjatë gjithë vitit, deklaroi në një konferencë zëdhënësja e Ministrisë së Tregtisë, Shu Jueting, citon “Xinhua”.

Sipas saj, megjithë tregtinë e ngadaltë globale që nga fillimi i vitit, importet dhe eksportet e Kinës kanë ruajtur funksionimin e qëndrueshëm.

Ajo theksoi se muajt e fundit, vrulli në rritje i tregtisë së jashtme të vendit është bërë më i dukshëm.

Vëllimi i tregtisë së jashtme të Kinës arriti në 3.74 trilionë juanë (rreth 521 miliardë dollarë amerikanë) në shtator, duke arritur një nivel të ri mujor këtë vit dhe duke regjistruar rritje në baza mujore për të dytin muaj radhazi.

“Me akumulimin e faktorëve pozitivë, ne kemi besim që në tremujorin e katërt të konsolidojmë trendin e mirë të zhvillimit të tregtisë së jashtme”, tha Shu. (Irma)