Emigrantet ne Qipro (Foto Atsh)
Qipro po përgatitet të bëhet një qendër e sigurt për evakuimin e shtetasve nga Lindja e Mesme, mes frikës se lufta midis Izraelit dhe Hamasit mund të kthehet në një konflikt më të gjerë.
Burimet qeveritare qipriote bënë të ditur se kishin marrë kërkesa të shumta për ndihmë nëse do të nevojiteshin evakuime në shkallë të gjerë nga Izraeli dhe Libani, shkruan “ATSH”.
Ditët e fundit, misione ushtarake të huaja kanë mbërritur në Qipro për t’u përgatitur për një skenar të tillë, duke përfshirë njësi nga ushtritë gjermane dhe holandeze.
Ushtria gjermane njoftoi se kishte përfunduar forcimi i aftësive komanduese dhe planifikuese të grupit të punës për një opsion të mundshëm evakuimi në Qipro.
Britania e Madhe forcoi gjithashtu njësitë e saj në dy baza në ishull. (Irma)