BE kërkon korridore dhe pauza humanitare në Gaza
2023-10-28 10:01:48

BE per Gazen (Foto Rtsh)

BE per Gazen (Foto Rtsh)

BE-ja kërkon korridore dhe pauza humanitare në Gaza, për të lejuar kalimin e ndihmave me ushqime, ujë dhe furnizime mjekësore për palestinezët.

Në deklaratën zyrtare të publikuar pas samitit të krerëve të 27 anëtarëve të bllokut, në Bruksel, të enjten, thuhet se Këshilli i Evropës shpreh shqetësimin e tij të madh për përkeqësimin e situatës humanitare në Gaza dhe bën thirrje për akses dhe ndihmë humanitare të vazhdueshme, të shpejtë, të sigurt dhe të papenguar për të arritur ata në nevojë përmes të gjitha masave të nevojshme, duke përfshirë korridoret dhe pauzat humanitare, përcjell “RTSH”.

Në samit u ra dakord se diskutimet kishin qenë të vështira, por u tha se qëllimi i gjetjes së gjuhës së përbashkët do të lejojë bllokun të ecë përpara dhe të sjellë energji politike në atë që është e rëndësishme: furnizimin me ndihmë humanitare dhe përfundimisht rinovimin e bisedimeve për një zgjidhje me dy shtete, shkruan “The Guardian”. (Irma)