Në mbi një dekadë Bullgaria ka dyfishuar energjinë e rinovueshme
2023-10-28 15:41:51

CFP

CFP

Që nga viti 2010, Bullgaria ka gati dyfishuar energjinë e rinovueshme të prodhuar nga 8% në 15%, duke ruajtur lëndët djegëse fosile të lëngëta dhe të energjisë bërthamore dhe duke reduktuar pjesën e lëndëve djegëse të ngurta fosile nga 37% në 26%, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara nga Komisioni Europian, përcjell “ATSH”.

Përqindja e varësisë nga importi i lëndëve djegëse fosile në Bullgari ka rënë nga 40.15% në 36.14%.

Sipas KE-së, pas konfliktit në Ukrainë, Bullgaria ka diversifikuar furnizuesit e gazit, por ka mbetet e varur nga karburantet fosile. Të dhënat tregojnë se përqindja e njerëzve të varfër që janë konsumatorë të energjisë në Bullgari po bie, por mbetet pothuajse tre herë më e lartë se mesatarja e BE-së.

Në vitin 2020, rreth 22.2% e qytetarëve në vend nuk kanë paguar në kohë faturat e energjisë, krahasuar me 19.2% në vitin 2021 dhe 18.8% në 2022-shin, krahasuar me 6.9% në BE.

Bullgarët e anketuar që raportuan se nuk kanë mundësi financiare për të mbajtur banesat e tyre të ngrohta u vlerësuan në 27.5% për qind në vitin 2020, 23,7% në 2021 dhe 22,5% në 2022. Sipas BE-së, këto shifra u rritën respektivisht nga 7.5% në 9.3%.

KE-ja rekomandon që Bullgaria të rrisë kapacitetin e ruajtjes së energjisë përmes një qasjeje më fleksibël ndaj sistemit energjetik dhe po ashtu përmirësimin e digjitalizimit të rrjetit elektrik dhe ndërlidhjen e tij me rrjetet e vendeve fqinje.  (Irma)