Prokurorët kinezë mbajnë qëndrim të ashpër ndaj pastrimit të parave
2023-10-28 15:19:07

CFP

CFP

Organet prokurore kineze kanë mbajtur qëndrim të ashpër ndaj pastrimit të parave, me 1718 individë të paditur për krime të tilla nga janari në shtator, 14.8 për qind më shumë në bazë vjetore, njoftoi Prokuroria e Lartë Popullore (SPP), citon “Xinhua”.

Gjatë të njëjtës periudhë, sipas të dhënave, në mesin e të paditurve për mbulim dhe fshehje të të ardhurave kriminale dhe përfitimeve të nxjerra prej tyre, 62.336 individë u përfshinë gjithashtu në krime të pastrimit të parave, me një rritje prej 92.7 për qind në bazë vjetore.

Prokuroria ia atribuoi rritjen incidencës së lartë të krimeve të tilla si mashtrimi përmes telekomit dhe lojërat e fatit ndërkufitare.

Me aplikimin e pagesave në internet, “blockchain” dhe teknologjive të tjera të informacionit, krimet e pastrimit të parave po përfitonin nga metoda të reja si transaksionet në monedhë virtuale, duke e bërë më të vështirë goditjen e krimeve të tilla.

Prokuroria zotohet të përmirësojë bashkëpunimin e saj me organizata të tjera, duke premtuar më shumë përpjekje për ndjekjen penale të rasteve të pastrimit të parave. (Irma)