Wang Yi i thotë presidentit Biden se po viziton ShBA-në për t’i rikthyer lidhjet dypalëshe në rrugën e duhur
2023-10-28 14:45:39

Ministria e Jashtme e Kinës

ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi takohet me  presidentin amerikan Biden/Ministria e Jashtme e Kinës

Kryediplomati kinez tha të premten se ai po viziton Shtetet e Bashkuara për të komunikuar me palën amerikane për zbatimin efektiv të konsensusit të rëndësishëm të arritur nga krerët e të dy shteteve, në mënyrë që të stabilizojë marrëdhëniet e përkeqësuara Kinë-ShBA dhe të lehtësojnë kthimin e lidhjeve në rrugën e zhvillimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm sa më shpejt të jetë e mundur.

Wang Yi, një anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste dhe ministër i Jashtëm i Kinës, i bëri këto komente gjatë takimit me presidentin e ShBA-së Joe Biden në Uashington D.C.

Ai i tha presidentit Biden se parimi i “një Kine” dhe tre komunikatat e përbashkëta Kinë-ShBA janë bazat më të rëndësishme politike të lidhjeve dypalëshe, të cilat duhet të mbahen pa ndërhyrje. “Ne duhet të mbajmë një qëndrim të përgjegjshëm ndaj botës, historisë dhe njerëzve dhe të respektojmë tre parimet e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit të favorshëm, të paraqitura nga presidenti kinez Xi Jinping, për të stabilizuar dhe përmirësuar lidhjet dypalëshe.” - tha Wang, duke shtuar se kjo jo vetëm përmbush interesat themelore të dy vendeve dhe dy popujve, por edhe është pritshmëri e përbashkët e komunitetit ndërkombëtar. 

Nga ana e tij, Biden shtjelloi pozicionin e tij për t'i kushtuar rëndësi marrëdhënieve me Kinën. Ai tha se ShBA-ja është e gatshme të ruajë komunikimin me Kinën dhe të trajtojë së bashku sfidat globale.

Ministri i Jashtëm i Kinës ndodhet në një vizitë treditore në ShBA, duke filluar nga 26 tetori. Ai u takua të enjten me Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken. (Xu Guang)