Porti i Pireut i Greqisë ruan rritjen e të ardhurave në tremujorin e tretë
2023-10-28 16:14:10

CFP

CFP

Të ardhurat e Autoritetit Portual të Pireut të Greqisë arritën në 62.3 milionë euro (65.85 milionë dollarë amerikanë) në tremujorin e tretë të këtij viti, me një rritje prej 18.2 për qind në bazë vjetore, njoftoi kompania operuese e portit, citon “Xinhua”.

Fitimi bruto gjatë kësaj periudhe është rritur nga 31.5 milionë euro vitin e kaluar në 40.2 milionë euro, një rritje prej 27.8 për qind. Fitimet nga tatimi arritën në 27.2 milionë euro, 28 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Rezultatet e këtij tremujori të tretë ndjekin trendin e përgjithshëm pozitiv të deritanishëm të këtij viti. Trendi rritës përforcoi zhvillimin e biznesit të portit më të madh të vendit në vitet e fundit, thuhet në një deklaratë të kompanisë.

Nga 1 janari deri më 30 shtator të këtij viti, Porti i Pireut regjistroi 164.7 milionë euro të ardhura, nga 145.8 milionë euro një vit më parë.

Fitimi bruto në nëntë muajt e parë të vitit u rrit me 19.5 për qind në 99.4 milionë euro, ndërsa fitimet nga tatimi për këtë periudhë arritën në 65.9 milionë euro, me rritje prej 39.9 për qind.

Sipas kompanisë, pothuajse të gjithë segmentet operative të kompanisë vazhduan të kontribuojnë në rritjen e përgjithshme me terminalet e lundrimit, të kontejnerëve dhe të makinave, si dhe në zonën e riparimit të anijeve, pavarësisht sfidave të krizës energjetike dhe mjedisit ekonomik inflacionist. (Irma)