foto nga CFP
Grupi i punës financiare Kinë-ShBA zhvilloi mbledhjen e vet të parë nëpërmjet lidhjes me video të mërkurën, tha të premten banka qendrore kineze.
Të dy palët patën komunikim profesional, pragmatik, të sinqertë e konstruktiv mbi qëndrueshmërinë monetare e financiare, rregullimin financiar, financat e qëndrueshme, luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, qeverisjen financiare globale dhe çështje të tjera kyçe me interes të përbashkët, sipas një deklarate të Bankës Popullore të Kinës.
Të dy palët pranuan të mbajnë komunikimin, u shpreh banka qendrore kineze.
Mbledhja pasoi marrëveshjet e rëndësishme të arritura nga ana e presidentëve të të dy vendeve në takimin e tyre në Bali dhe konsensusin e arritur nga He Lifeng, zëvendëskryeministri i Kinës dhe kryepërfaqësuesi i palës kineze për çështjet ekonomike e tregtare Kinë-ShBA, dhe sekretarja e Thesarit e ShBA-në Janet Yellen.
Zyrtarë në nivel zëvendësministrash nga Banka Popullore e Kinës e Departamenti amerikan i Thesarit bashkëkryesuan mbledhjen të mërkurën, me praninë e zyrtarëve kinezë nga Administrata Kombëtare Rregullatore Financiare dhe Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë i Kinës, si dhe zyrtarëve amerikane nga Rezerva Federale dhe Komisioni i Letrave me Vlerë e Bursave i ShBA-së. (Artan)