Astronautët e "Shenzhou-17" hyjnë në stacionin hapësinor kinez
2023-10-27 11:35:28

Astronautët e anijes kozmike "Shenzhou-17" hynë në stacionin hapësinor kinez  më 19:34 të së enjtes sipas orës së Pekinit, duke filluar një raund të ri të dorëzimit të detyrës në orbitë me astronautët e anijes kozmike "Shenzhou-16".

Komandanti i ekuipazhit të "Shenzhou-17" Tang Hongbo ishte një ndër taikonautët e parë që në vitin 2021 hyri në stacionin atëherë të sapondërtuar hapësinor të Kinës dhe është kthyer vetëm dy vjet më vonë, kur stacioni është zgjeruar nga një modul në tre. Kjo e bën atë astronautin kinez me intervalin më të shkurtër ndërmjet dy misioneve deri tani. 

Shkëmbimi i ekuipazheve në orbitë do të fillojë për katër ditë dhe  ekuipazhi i "Shenzhou-16" do të kthehet në Tokë, duke përfunduar misionin e vet pas pesë muajsh në hapësirë. Të gjashtë anëtarët e ekuipazheve do të punojnë së bashku në periudhën e shkurtër të dorëzimit të detyrës.