Foto nga VCG
Rreth 300 të ftuar nga brenda dhe jashtë vendit ndanë pikëpamjet e tyre mbi promovimin e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin në Forumin Ndërkombëtar të Komunikimit të Rrugës së Mëndafshit, që u zhvillua në Xi'an, kryeqendra e provincës Shaanxi të Kinës veriperëndimore, përcjell “Xinhua”.
Zhao Yide, zyrtari politik i Shaanxi, tha se si pikënisja e Rrugës së lashtë të Mëndafshit dhe një bazë e rëndësishme për hapjen e Kinës drejt Perëndimit, Shaanxi është thellësisht i integruar në bashkëpunimin e nismës “Një brez, një rrugë”.
“Shpresoj që mediat kineze dhe të huaja të promovojnë shkëmbimet dhe bashkëpunimin e Shaanxi në fusha të ndryshme me pjesën tjetër të botës”, shtoi Zhao.
Fu Hua, president i agjencisë kineze të lajmeve “Xinhua”, tha se ky vit shënon 10-vjetorin e nismës “Një brez, një rrugë” (BRI).
Sipas tij, si pjesëmarrës, dëshmitarë dhe tregimtarë të “Një brez, një rrugë”, media mban përgjegjësinë për të ndarë historitë e nismës me botën.
Veprimtaria dyditore, duke përfshirë dialogët dhe aktivitetet e shkëmbimit kulturor, u sponsorizua nga agjencia e lajmeve “Xinhua”, Komiteti Provincial Shaanxi i PKK-së dhe Qeveria Popullore e Provincës Shaanxi. (Irma)