Izraeli refuzon vizat për zyrtarët e OKB-së
2023-10-27 10:55:34
Foto nga VCG
Ambasadori izraelit në OKB, Gilad Erdan, deklaroi se vendi i tij do t’u refuzojë vizat e hyrjes zyrtarëve të OKB-së, pas deklaratave të diskutueshme të sekretarit të përgjithshëm, Antonio Guterres.
“Duke pasur parasysh fjalët tuaja, ne do të refuzojmë lëshimin e vizave për përfaqësuesit e OKB-së. Për më tepër, ne i kemi refuzuar tashmë një vizë nënsekretarit për Çështjet Humanitare, Martin Griffiths. Ka ardhur koha t’u japim atyre një mësim”, deklaroi Erdan, citon “RTSH”.
Më herët, Izraeli kërkoi gjithashtu edhe dorëheqjen e shefit të OKB-së, Antonio Guterres. (Irma)
Lajmet Kryesore