Foto nga VCG
Autoritetet shëndetësore në Gaza, të kontrolluara nga Hamasi, bënë të ditur se numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet ajrore izraelite ka rritur në 6547.
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) raportoi se rreth 68% e viktimave ishin fëmijë dhe gra, duke cituar shifra nga agjencia e kontrolluar nga Hamasi, citon “ATSH”.
Rreth 1600 persona në Gaza konsiderohen të zhdukur.
Këto shifra nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Ushtria izraelite njoftoi se po përgatitet për një ofensivë tokësore në Gaza.
Terroristët që vepronin në emër të Hamasit, i cili kontrollon Rripin e Gazës, masakruan civilët në Izrael më 7 tetor. Më shumë se 1400 banorë u vranë kur militantët e armatosur të Hamasit organizuan sulmin ndërkufitar.
Sipas ushtrisë izraelite, të paktën 222 persona të tjerë u futën me forcë në Rripin e Gazës. Katër pengje janë liruar.
Hamasi bëri të ditur se nuk do të lirojë më shumë pengje, derisa Izraeli të lejojë dërgimin e karburantit dhe ilaçeve në Rripin e Gazës. (Irma)