foto nga CFP
Farsa politike e stilit amerikan, që zgjati për tre javë, përfundoi të mërkurën: përfaqësuesi republikan Mike Johnson u zgjodh kryetar i ri i Dhomës së Përfaqësuesve me 220 vota. Por ky rezultat erdhi në mënyrë shumë dramatike.
“Pse Mike Johnson?” pyetet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG).
Sipas gazetës amerikane "The Washington Post", ky personalitet jo shumë i njohur i fraksionit konservator ka qenë ndjekës besnik i ish-presidentit amerikan Donald Trump. Kjo përbën një arsye shumë të rëndësishme që Johnson-i pranohet nga grupi që ka pushtetin në Partinë Republikane dhe nga pjesa më ekstreme konservatore, analizon CMG-ja. Ndërsa një tjetër shkak, që nuk thuhet, është se Johnson-i nuk ka përvojë të thellë politike dhe ai ka qenë anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve prej vetëm 6 vjetësh, ndërsa kryetarët e kaluar të Dhomës së Përfaqësuesve kanë zakonisht eksperiencë mesatare prej 18 vjetësh. Prandaj, Johnson-i quhet nga mediat si "kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve më pa përvojë gjatë mbi 140 vjetëve në ShBA," dhe kjo nënkupton se fraksione të ndryshme kanë mundësi të ushtrojnë ndikime ndaj tij. “Kjo farsë politike nuk ka përfunduar ende, por sapo filloi,” komenton CMG-ja.
foto nga CFP
Sfidat përpara Johnson-it janë të shumta. A mund të arrijë Johnson-i të bashkojë republikanët? A mund të arrijë ai kompromis me Partinë Demokratike, që të shmangë "mbylljen e qeverisë"?
Më e rëndësishmja është që, pavarësisht se kush do të jetë në post, ky i zgjedhur do të trashëgojë "Kupën e Shenjtë" helmuese, vihet në dukje në komentin e CMG-së. Prej kohësh, disa probleme të thella janë mbuluar prej së ashtuquajturës "politikë demokratike", por kjo farsë e paparë politike solli edhe një herë para syve të publikut ndarjet politike në ShBA.
Sistemi demokratik amerikan u projektua në mënyrë shumë ideale, por parakushti është që elitat politike të jenë të matura, të përmbajtura dhe të kuptojnë ekuilibrimin midis interesave të individit, partisë e vendit. Por fakti është se shumë kongresmenë nisen vetëm nga interesat personale dhe nuk marrin parasysh fare interesat e partisë dhe të vendit. Shkëputja e sistemit ideal me politikën reale ka shkaktuar mosmarrëveshjet midis partive dhe përçarjen e shoqërisë, thekson CMG-ja.
Sipas një njoftimi të fundit në uebsajtin e gazetës amerikane "The New York Times", në vitin 1994 vetëm 6 për qind e amerikanëve mbanin qëndrim negativ ndaj dy partive, ndërsa sot 28 për qind.
Si kontrolluesit e pushtetit në ShBA, të vetmes superfuqi në botë, politikanët amerikanë duhet të jenë në gjendje ta ndihmojnë vendin për zgjidhjen e problemeve, por fakti është se ata dinë vetëm fabrikimin e telasheve, përfundoi komenti i CMG-së.