foto nga CFP
Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi të martën një mesazh ngushëllimi homologut të tij finlandez Sauli Niinisto për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Finlandës Martti Ahtisaari, duke shprehur gjithashtu simpatinë e sinqertë për të afërmit e ish-presidentit.
Në mesazhin e ngushëllimit, Xi tha se ish-presidenti Ahtisaari është një politikan i respektuar gjerësisht në Finlandë, i cili ka dhënë kontribut në nxitjen e marrëdhënieve Kinë-Finlandë dhe të bashkëpunimit e shkëmbimeve ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme.
Xi theksoi se ai i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve ndërmjet Kinës dhe Finlandës dhe është i gatshëm që të përpiqet bashkërisht me presidenti Niinisto për të thelluar bashkëpunimin miqësor dhe për të nxitur zhvillimin e bashkëpunimit të tipit të ri dypalësh drejt së ardhmes.