Foto nga VCG
Kina ka arritur mbulim të plotë në ndihmën e saj arsimore për nxënësit nga familjet që luftojnë me vështirësi ekonomike në të gjitha fazat arsimore dhe në të gjitha shkollat publike dhe private, deklaroi në një konferencë shtypi Ma Jiabin, zyrtar i Ministrisë së Arsimit (MOE), citon “Xinhua”.
Sipas tij, statistikat paraprake treguan se në vitin 2022, fondi i ndihmës arsimore në Kinë arriti në 292.27 miliardë juanë (rreth 40.71 miliardë dollarë amerikanë), duke përfituar 161 milionë nxënës.
Për të siguruar akses në arsimin e detyrueshëm për të gjithë nxënësit e moshës shkollore, Kina ka nisur fushata të synuara për të reduktuar numrin e atyre që braktisin shkollën dhe ka rritur përpjekjet e saj për ndihmë.
Më shumë fëmijë me aftësi të kufizuara janë përfshirë në sistemin e mbështetjes së vendit për arsimin special, me rritje të shpenzimeve publike për frymë për nxënësit e arsimit special, tha Ma.
Ai gjithashtu theksoi se vendi do të bëjë përpjekje të mëtejshme për të siguruar mundësi të barabarta arsimore si për nxënësit në zonat rurale ashtue dhe për ata në zonat urbane. (Irma)