Kina kontinentale ofron më shumë platforma për bizneset e Tajvanit për të marrë pjesë në “Një brez, një rrugë”
2023-10-27 15:10:55

Foto nga Xinhua

Kina kontinentale do të vazhdojë të bëjë përpjekje për të ofruar më shumë platforma për bizneset nga Tajvani, për të lehtësuar pjesëmarrjen e tyre në ndërtimin e përbashkët të nismës “Një brez, një rrugë”, deklaroi Zhu Fenglian, zëdhënës i Zyrës së Çështjeve të Këshillit të Shtetit të Tajvanit, në një konferencë për shtyp.

Sipas tij, gjatë 10 viteve të fundit, pjesa kontinentale ka inkurajuar fuqishëm bizneset dhe ndërmarrjet e Tajvanit që t'i bashkohen zhvillimit të “Një brez, një rrugë” (BRI), citon “Xinhua”.

Si pjesë e përpjekjeve, sipas Zhu, është publikuar një dokument për mbështetjen e provincës Fujian për të ndërtuar një zonë demonstrimi për zhvillim të integruar përgjatë ngushticës së Tajvanit dhe janë ndërtuar platforma për të inkurajuar bizneset e Tajvanit që të zhvillojnë tregtinë me vendet dhe rajonet e “Një brez, një rrugë” dhe për të mbështetur pjesëmarrjen e tyre në projekte të lidhura me nismën.

Kina kontinentale po rrit gjithashtu ndërgjegjësimin për “Një brez, një rrugë” midis ndërmarrjeve dhe bashkatdhetarëve të Tajvanit, theksoi Zhu. (Irma)