Li Keqiang ndahet nga jeta
2023-10-27 10:23:48


Anëtari i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit të 17-të, 18-të dhe 19-të Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe ish-kryeministri i Kinës, Li Keqiang, është ndarë nga jeta të premten në qytetin Shangai të Kinës Lindore.


Kohët e fundit, Li po bënte një pushim në Shangai. Më 26 tetor, ai pësoi një atak zemre dhe, me gjithë masat e menjëhershme të ndihmës, u nda nga jeta në orën 00:10 të 27 tetorit, në moshën 68 vjeçe.


Nekrologjia do të publikohet më vonë.

(Jiang Lei)